Netanjahu: Palestinezët po përplasen me Izraelin
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, thotë se autoriteti palestinez po e vendos veten në një përplasje me Izraelin, pas ofertës së saj për tu bërë pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.....

Netanjahu ka thënë sot, se nuk do t’i lejoj ushtarët dhe komandantët izraelitë, që të “tërhiqen zvarrë” në gjykatën e Hagës.
Më 2 janar palestinezët e kanë dorëzuar kërkesën për t’iu bashkuar Gjykatës Ndërkombëtare.
Izraeli dhe SHBA-ja e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë veprim. Izraeli është kundërpërgjigjur me ndaljen e transferimit të të ardhurave doganore për autoritetin palestinez.
Ambasadori palestinez, Riyad Mansur, ka thënë se qëllimi i kërkesës është që të ngritet çështja e krimeve të izraelitëve, duke përfshirë edhe krimet e verës së kaluar në Rripin e Gazës.
