Maqedoni

Uashington, Besimi dhe Bezhoska takuan drejtoreshën e FMN-së

24.04.2022 16:01

Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska...

Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, kanë takur njeriut të parë  të Fondit Monetar Ndërkombëtar, drejtoreshën Kristalina Georgieva.
 
Politikat e mira ekonomike dhe stabiliteti ekonomik e kualifikojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut për përdorimin e instrumentit përkujdesje dhe likuiditetit të FMN-së, i cili u jepet ekskluzivisht vendeve me fundamente të shëndosha ekonomike, u tha në takimin e mbajtur gjatë takimeve pranverore në Uashington. 
 
FMN-ja njoftoi se këtë javë Georgieva do t'i paraqesë Bordit të FMN-së kërkesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e linjës përkujdesje dhe likuiditetit . Kjo linjë, siç thuhet në faqen e Fondit, është e dedikuar ekskluzivisht për vendet me ekonomi të shëndoshë dhe politika të shëndosha ekonomike.
 
Vetëm vendet me vlerësime pozitive nga misioni i fundit i FMN-së mund të kualifikohen për të përdorur këtë instrument. Gjithashtu, Fondi vlerëson stabilitetin e politikave ekonomike të praktikuara nga qeveria dhe autoritetet monetare, stabilitetin financiar dhe të dhënat statistikore të publikuara.
 
Gjatë takimeve, ministri i Financave vuri në dukje se në fokus të politikës fiskale në periudhën e ardhshme do të jetë mbështetja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe ekonomisë, në përputhje me sfidat e imponuara nga kriza e çmimeve dhe energjetikës.
 
Në afat të mesëm, angazhimi i Qeverisë synon arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave strukturore, bëjnë të ditur nga Minsitria e Financave.