Maqedoni

Greva në arsim dëmton maturantët, unioni i nxënësve - të arrihet marrëveshje

24.04.2022 16:23

Mosarritja e marrëveshjes mes SASHK dhe Mash për rritjen e pagave më së shumti do ti dëmtojë nxënësit...

Mosarritja e marrëveshjes mes SASHK dhe Mash për rritjen e pagave më së shumti do ti dëmtojë nxënësit e shkollave të mesme. Nga Unioni  i nxënësve të shkollave të mesme kërkuan të ketë solidaritet për maturantët , sepse afati për detyrën proektuese të maturës shtetërore ka skaduar ndërsa ka maturantë që duan të studjojnë jashtë  vendit. 
 
“Unioni i nxënësve të shkollave të mesme publikisht fton Sashkun dhe Mash-in që të arrinë marrëveshje me qëllim që të zvogëlohet dëmi të cilin e përjetojnë maturantët thuhet në kumtesën e Unionit të shkollave të mesme”, thuhet në kumtesën e unionit të nxënësve të shkollave të mesme. 
 
MASh për maturën, do të bëjmë maksimumin për mbajtjen e maturës 
 
Numri 1 i dikasterit të Arsimit thotë se pret informatë pozitive nga Sashku për tu dakorduar për pagat. Ai shton se do të bëhet maksimumi që të mos rrezikohet matura shtetërore. 
 
“Do të bëjmë maksimumin që ët mos rrezikohet matura, do të shihet çdo mundësi ligjore maksimale dhe do të shohim çdo mundësi që nxënësve sidomos Mash të jëtë  në dispozicion që të  zgjedhim këtë situatë”, theksoi ministri i arsimit Jeton Shaqiri. 
 
Sashk  ditë më parë potencoi  se nuk ndjehn përgjegjës për ndërprerjen e mësimit,  sepse përgjigjja duhet të kërkohet në vend tjetër. Afati i parë i maturës shtetërore është paraparë të realizohet  më 4 dhe 13 qershor. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI