Maqedoni

Mickovski, të pranohet kërkesa e SAShK dhe të nis mësimi

24.04.2022 17:29

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski fton Qeverinë që t’i pranoj kërkesat e Sindikatës së Arsimit...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski fton Qeverinë që t’i pranoj kërkesat e Sindikatës së Arsimit dhe të martën nxënësit të kthehen në mësim, i cili është ndërprerë prej dy javësh për shkak të grevës. 
 
“Apeloj që të arrihet marrëveshje një orë e më herët dhe nga e marta të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në banka. Qeveria duhet të pranoj kërkesat e SASHK dhe jo me sindikalistin e tyre të preferuar, cili e ka dëshmuar se sa është besnik ndaj politikave fillimisht të Zoran Zaevit, e tani të Kovaçevskit dhe të tjerët t’i shkurtojnë vjedhjet dhe harxhimet dhe t’i plotësojnë kërkesat e SASHK-ut, të mësimdhënësve, e të punësuarëve në kopshte dhe nxënësit të martën të kthehen në shkollë”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski.
 
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri në një prononcim për TVM2 është shprehur i bindur se nga java e ardhshme do të fillojë procesi edukativo - arsimor në pjesën më të madhe të shkollave.
 
Në “Intervistën e Javës” Shaqiri ka thënë se deri të hënën kur është ditë jo pune për shkak të Pashkëve, do të tentojnë t’i bindin drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit, që të pranojnë rritjen e pagave prej 10 %, të ndrpritet greva dhe të vazhdojë dialogu me SASHK-un.
 
FARIJE DAUTI BAKIU