Maqedoni
LSDM, Mickovski po e frikson opinionin pa bazë
24.04.2022 17:51
LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski...

Në vend që të qëndroj pas interesave shtetërore Hristian Mickoski edhe në ditë feste po prhapë të pa vërteta, dhe pa bazë po e frikson opinionin, dhe i minon pozitat shtetërore, thonë nga LSDM.
Nuk do të ketë kurrfar asimilimesh të popullit maqedonas, e as qytetarët as LSDM atë nuk do ta lejojnë.
Asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-DPMNE.Kjo është sjellje identike e Mickoskit, i cili gënjen se shteti do të na shkatërrohet, i cili para Bojko Borisovit tha se e mbështet marrveshjen, theksojnë nga LSM.
Sipas kësaj partie i njejti Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja e tij gënjenin se do të vijnë një million refugjat, se me ligjin për gjuhët secili është I detyruar të mësojë gjuhë tjetër dhe çka jo tjetër.
