Maqedoni

Spasovski: Luftojmë korrupsionin në institucione

24.04.2022 18:13

Keqpërdorimi i pozitës zyrtare është vepra penale që dominon në fushën e korrupcionit...

Vetëm në vitin 2020 dhe 2021  janë zbuluar 254 vepra penale ku janë përfshirë 422 kryes të veprave panale, korrupsion, e që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 250 milionë denarë. Ministri punëve të brendëshme Oliver Spasovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se ka angazhim të shtuar për të zbuluar krimin dhe korrupcionin në institucione dhe t’u jep përgjigjen e duhur.
 
“Aparati shtetëror duhet të jetë efikas në luftën kundër korrupsionit dhe veprave penale. Njësoj të përgjigjet pavërsisht se për kë bëhet fjalë. Procedimet duhet të jenë transparente dhe josektive.Gjithsesi se ka një varg mekanizmash që po ndërmerren”, u shpreh ministri punëve të brendëshme Oliver Spasovski.
 
Spasovski: Zekirin e kapi zbulimi financiar  
 
Meritat për zbulimin e rasteve të korrupcionit të larët, Spasovski ia përshkruajti Drejtorisë për Zbulim Financiar pranë MPB. Sipas tij, edhe për rastin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekiri, informacionet për keqpërdorim detyre dhe korrupcion i ka siguruar ky institucion.
 
“Çdo tentativë apo indicie se ka ndonjë krim apo korrupsion të lartë qoftë edhe në organet shtetërore, ndiqet penalisht. Pra, të gjitha këto aktivitete, mbi të gjitha Drejtoria për Zbulim Financiar i monitoron transaksionet financiare, sapo të ketë dyshime, informon Prokurorinë Publike kompetente dhe MPB-në. Ne veprojmë në lidhje me këto akte. Sigurisht, edhe për rastin konkret që përmendët, është vepruar në atë mënyrë”, theksoi Spasovski.
 
Muahmed Zekiri përfundoi në paraburgim pasi Prokuroria ka hapur hetime në të cilat dyshohet se gjatë një prokurimi publik ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 150 mijë euro. Me propozim të prokurorisë, gjykata ka caktuar masën paraburgim për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekiri. 
 
SHPËTIM NUREDINI