Ukrainë: OSBE dyfishon vëzhguesit
04.01.2015 17:03
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, planifikon që deri në fund të muajit janar, të dyfishoj numrin e vëzhguesve në Ukrainë...

Zëdhënësi i OSBE-së, Michael Bociourkiw, e ka konfirmuar këtë, gjatë një interviste të dhënë për agjencinë e lajmeve DPA.
Nga 250, sipas tij, numri i vëzhguesve do të bëhet 500 ngase është përmirësuar gjendja e sigurisë në Ukrainën Lindore. Kjo do të ndodhë, ndonëse sipas tij, në baza ditore, ende ka elemente të armëpushimit të brishtë.
Tërheqja e pajisjeve të rënda nga lindja e Ukrainës, sipas tij, ishte dakorduar gjatë takimit të shtatorit të mbajtur në Minsk, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
