Zhbllokimi integrimeve evropiane, Osmani: Propozimi portugez, zgjidhja më e mirë

25.04.2022 12:31

Propozimi portugez si kornizë bazë mbetet zgjidhja më e mirë....

Propozimi portugez si kornizë bazë mbetet zgjidhja më e mirë për zhbllokimin e integrimeve tona evropiane.

Keshtu ne nje prononcim per mediat e vendit ka thene  ministri i Jashtëm Bujar Osmani, duke komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit bullgar Kiril Petkov për zhvendosjen e vetos pas hapjes së negociatave dhe ndryshimin e Kushtetutës para hapjes të kapitullit të parë BE-ja duhet të jetë garantues i ndryshimit të Kushtetutës. Ndryshe sot ministri Osmani do të qëndrojë për një vizitë pune në Gjermani.

Në Bundestagun gjerman, Osmani do të takohet me Mikhail Roth, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështje të BE-së.

Në agjendën e ministrit Osmani janë takime edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz-Jens Plotner, këshilltarë për politikë të jashtme dhe Undine Ruge për çështje të BE-së.

Qëllimi i vizitës është riafirmimi i qëndrimit gjerman në lidhje me dosjen tonë evropiane dhe mbështetjen për nevojën urgjente për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Nga Berlini, ministri Osmani nesër do të udhëtojë për në Sofje.