EVN: Prej 7 ditësh vazhdon sanimi i defekteve
Në temperature edhe deri në -20 grad celsius dhe në borë deri në një metër në disa rajone malore, elektromonterët e kompanisë EVN tanimë 7 dit me rradhë po punojnë në sanimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në rajonin e Strugës, nga i cili u rrëzuan disa shtylla elektrike duke e dëmtuar seriozisht rrjetin elektrik....

Nga EVN thonë se kanë angazhuar krahas personelin e tyre edhe njerëz nga kompanitë private për të mundësuar që sa më shpejtë banorët e disa vendbanimeve që për disa ditë ngelën pa energji elektrike, sa më shpejtë në këto temperatura të ulëta të kenë energji elektrike në shtëpitë e tyre.
Por ata bëjnë të ditur se në rajonin e Strugës ishin të rrëzuara rreth 60 shtylla elektrike, të një largpërçuesi prej 35 killovoltësh dhe mbi 100 shtylla të lagrpërçuesit prej 10 killovoltësh.
Zëdhënësi i EVN-së Atanas Kovaçevski bën të ditur se prej dje tanimë energji elektrike po furniuzohen të gjitha fshatrat në Rajonin e Prespës dhe Ohrit dhe se mbi 80% e vendbanimeve që kishin problem me furnizimin me rrymë tanimë po furrnizohen pa probleme, ndërsa po punohet edhe në pjesën e mbetur që shum shpejtë edhe ato të kenë energji elektrike.
“Elektromonterët e EVN Maqedoni tani po punojnë në tri vende kyçe në Pretop Most, në fushën e Llukovës dhe në Jançe.Po mundohemi të arrijmë deri te fshatrat Modiç, priskupshtina, Jabllanicë. Rruga është e kalueshme por objektet tona energjetike janë shum larg rrugëve prandaj sëbashku me policinë, me saja dhe në këmbë drejtohemi në ato vende” – tha zëdhënësi i EVN-së, Atanas Kovaçevski.
Por Kovaçevski apelon që në rajonet ku kishte probleme rreth furnizimit me energji elektrike, tani e njeta të shfrytëzohen në mënyrë racionale, pasi aktualisht është rritur për 60% shfrytëzimi i energjisë, nga ajo që është e zakonshme për kushte të këtilla klimatike.
“Të ngrohen hapsirat, të ngrohen njerëzit, por të jet pak më racional, që të mos vijë deri te mbingarkesa e trafostacioneve” – tha zëdhënësi i EVN-së, Atanas Kovaçevski.
Njëherit bëhet e ditur se në tër vendin është rritur për 20% shfrytëzimi i energjisë elektrike. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
