Zgjedhjet në Slloveni, “Exit-Pollet”: Janez Jansha i humb zgjedhjet
Robert Golob dhe partia e tij Lëvizja për Liri....

Robert Golob dhe partia e tij Lëvizja për Liri, ka fituar zgjedhjet parlameëntare në Slloveni, duke e mposhtur dhe duke e larguar nga qeverisja Janez Janshën dhe partinë SDS.
Lëvizja për Liri e udhëhequr nga Robert Golob ka marrë më shumë vota – 35.8 për qind, që do të thotë 42 vende në parlamentin slloven, për dallim nga Janez Jansha dhe partia e tij SDS me 22.5 për qind të votave, dhe me 26 vende të siguruara ne parlament.
Robert Golob vjen nga Partia e Gjelbër, ku ka mbajtur një pozicion kyç prej më pak se një viti, duke theksuar luftën e tij kundër ndryshimeve klimatike dhe pavarësinë e sistemit shtetëror nga ndikimet e jashtme.
Sipas rezultateve preliminare në parlamentin slloven pritet të hyjnë pesë parti ndërsa parlamenti ka 90 deputetë.
Një ditë pas zgjedhjeve, rezultateve të votimit do t’u shtohen votat që do të mbërrijnë me postë nga Sllovenia dhe votat nga jashtë do të numërohen deri më 3 maj.
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve duhet të dihen deri më 10 maj.
