Prodhuesit e lajthive organike në Strugë, kërkojnë ndryshime në dhënien e subvencioneve
Kriza e çmimeve, kufizimet të eksporteve të ndryshme....

Kriza e çmimeve, kufizimet të eksporteve të ndryshme dhe rënia e shitjeve kanë goditur edhe bizneset e vogla familjare që merren me bujqësi. Prodhuesit vendas të lajthive nga Struga, deri në vitin 2019 pushtuan pjesën më të madhe të tregjeve evropiane, ndërsa sot përballen me paqëndrueshmëri të madhe.
Ata nuk mund të ofrojnë një çmim konkurues për plasimin e produkteve të tyre.
“Është shumë e vështirë, sidomos me pandeminë, është shumë e vështirë sepse u rrezikua tregu, gjegjësisht shitjet tona ndërkombëtare, eksportet. Ka ndodhur që porositë janë anuluar dhe më pas kemi pasur të tjera, që do të thotë një destabilitet i madh.” – tha Boshko Nelkoski, prodhues i lajthive nga Struga.
Prodhuesit e lajthisë thonë se nevojiten ndryshime në dhënien e subvencioneve nga shteti. Subvencionet duhet të jenë një nxitje dhe mbështetje për bujqësinë.
“Vetë subvencionet nuk duhet të përdoren si aspekt social, por duhet të përdoren vetëm për një aspekt zhvillimor. Jemi duke u përballur me një problem, kemi rreth 10 hektarë me plantacionet tona dhe në momentin kur i tejkalojmë subvencionet ato janë duke u ulur. Pra, ne jemi duke u ndëshkuar nga shteti që përpiqemi të rritemi” deklaroi Boshko Nelkoski.
Fermerët e rinj nga Struga në dekadën e fundit janë të orientuar drejt prodhimit masiv të lajthisë, sepse toka dhe klima janë ideale.
Lajthitë e Strugës, me ndihmën e fondeve evropiane sot janë të çertifikuara dhe plotësojnë standardet më të larta. (Ilmije Zhaku, TVM2)
