Greva në arsim, Nedellkov: Ende s’ka marrëveshje për pagat në arsim!

25.04.2022 14:23

Ende nuk ka vendim të prerë....

Ende nuk ka vendim të prerë nëse nga dita e martë mëshimdhënësitë grevistë do të mbajnë mësim për nxënësit. Kryetari i SASHK-ut, Joakim Nedellkov thotë se deri në këto momente ende nuk kanë arritur marrëveshje me Qeverinë për të ndërprerë grevën në arsim.

Ai thotë se kjo grevë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijmë, po pa sqaruar nëse ata do të mund të ndryshojnë vendimin, për të mbajtur mësim deri në orën 13 dhe më pas të grevojnë.

“Nuk kam informacione të tilla prej qytetarëve, më tepër vijnë prej faktorëve politik në shtet që propozojnë një model të tillë të grevës, gjithsesi edhe këtë propozim do ta vendosnim në tryezë, do ta rishikonim dhe ndoshta edhe do ta pranonim një opsion të tillë” – tha Kryetari i SASHK-ut, Joakim Nedellkov.

SASHK-u mbetet i përkushtuar për të arritur sa më parë marrëveshje me përfaqësuesitë e ekzekutivit për rritjen e pagave të tyre për 18.4 %. Takimi i ri mes përfaqësuesëve të SASHK-ut dhe të ekzekutivit do të zhvillohet orët e pasditës.

“Dua të theksoj se deri në këto momente nuk kemi marrëveshje të përbashkët me ministrat në resorët përkatës, presim konfirmim për takim pune në orët e pasditës, ka një sinjal të tillë se pasdite do të takohemi në Qeveri. Mirëpo për të vërtetuar, do të publikojmë më vonë. Ne dëshirojmë të arrijmë marrëveshje e cila do të jetë në interes të mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe në interes të vendit. Qeveria duhet të gjejë fuqi, mënyrën dhe mjetet e duhura për ti dakorduar pagat në arsim dhe kopshtet, të dakordohet për dinamikën e vazhdimit të dijalogut për marrëveshjet e reja koletive për kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme dhe rritjen e pagave në vitin 2023 dhe 2024” – tha Nedellkov.

Mbështetje për grevën në arsim jep edhe Konfederata Evropiane e Sindikatëve për Arsim.

“Jam këtu që të dëshmojë solidaritet për 11 milion mësimdhënës në  gjithë Evropën dhe njëherit jam këtu të mbështes kërkesat e SASHK-ut për rritjen e pagave të tyre, përpjekjet për të pasur një standar më të mirë jetësor. Gjatë pandemisë, mësimdhënësit dëshmuan përkushtim të madh profesonal, ata ngritën arsimin mbi të gjitha sfidat vetëm e vetëm nxënësit të mund të mësojnë.  Tani është koha që edhe mësimdhënësit të fitojnë respektin tonë, ata meritojnë më shumë se lavdrata, ata meritojnë paga dinjitoze” – u shpreh Suzan Flokën nga Konfederata europiane e Sindikatëve për arsim.  

Greva në arsim hynë në javën e tretë të saj. Zyrtarisht SASHK-u refuzoi ofertën  e parë të  Qeverisë për rritjen e pagave në arsim për 10 % me rebalanc të buxhetit.  Çdo ofertë e re që mund të ofrohet nga ekzekutivi, Nedellkov thotë se do ta vendos para anëtarësisë së SASHK-ut për tu prononcuar rreth asaj. (Rexhep Qamili, TVM2)