Lufta në Ukrainë, SHBA mbi 300 milion dollarë ndihmë për Ukrainën

25.04.2022 14:56

Kaluan 61 ditë që prej kur filloi operacioni special i ushtrisë ruse në Ukrainë.....

Kaluan 61 ditë që prej kur filloi operacioni special i ushtrisë ruse në Ukrainë. Sekretari amerikan i shtetit Blinken porositi presidentin ukrainas Zelenski se diplomatët amerikan do të kthehen në Ukrainë.

Blinken dhe sekretari për mbrojtje Naustin paralajmëruan më shumë se 322 milion dollar amerikan ndihmë financiare për mbrojtje të Ukrainës.

“Shohim se kur bëhet fjalë për qëllimet ushtarake të Rusisë, përsëri Ruasia dështon, ndërsa Ukraina po ka sukses. Rusia ka si cak kryesor ta nënshtroj Ukrainë, tia merr sovranitetin, pavarësinë. Nuk patën sukses në këtë. U mundua ta tregoj fuqinë e ushtrisë së saj dhe ekonomisë së saj. Ne kuptohet se e shohim pikërisht të kundërtën” – tha Sekretari Shtetërot i SHBA-ve, Anthony Blinken.

“Hapi i parë në fitore është të besosh se mund të fitosh. Ukrainasit besojnë se mund të fitojnë. Ne besojmë se ata mund të fitojnë, nëse kanë pajisje adekuate dhe mbështetje adekuate” – U SHPREH Sekretarja për Mbrojtje e SHBA-ve, Lloyd Austin.

Ukraina i propozoi Rusisë bisedime në afërsi të kompleksit metalurgjik Azovstal në Mariupol, por pretendon se rusët nuk po ndalin granatimet në këtë rajon.

“Situata në Mariupol vazhdon të mbetet shum e keqe, edhe përskaj deklaratave të udhëheqsisë ushtarake dhe politike të Rusisë. Armiku atje vazhdon ti fokusoj përpjekjet në sferën e mbrojtjes. Avionë luftarak, raketa, bombardues strategjik, artileritë armiqsore i koncentrojnë te forcat e veta që të lëvizin përpara, përderisa mbrojtësit tanë e mbajnë mbrojtjen nën kushte vërtetë të këqija” – tha këshilltari i Presidentit ukrainas, Oleksij Arestoviç.

Vazhdon granatimi edhe i Kharkivit. Forcat ruse zbatojnë akcione ofanzive në lindje të Ukrainës, me qëllim të vendosjes së kontrollit të plotë në rajonin e Donetskut dhe Luhanskut dhe sigurimin e korridorit në mes këtyre territoreve.

“Armët me saktësi të lartë me rreze të gjatë, në veri të qytetit Kremençuk shkatëroi kapacitete për prodhim të derivateve të naftës si dhe depo me produkte të naftës,  të cilat duhej të siguroheshin për pajisje usharake të ushtarëve ukrainas” – u shpreh Zëdhënësi i Ministrisë ruse për Mbrojtje, Igor Koneshenkov

Ministria ruse e mbrojtes kumtoi se forcat e armatosura ruse dhe policia e DNR-së nga ora 14 me kohë të Moskës, njëanshëm i ndërprejnë të gjitha operacionet ushtarake në afërsi të fabrikës Azovstal. (Ersan Pajaziti, TVM2)