VMRO-DPMNE: Qeveria të ndal presionin ndaj SASHK-ut

25.04.2022 15:14

VMRO-DPMNE akuzon se presioni i pushtetit....

VMRO-DPMNE akuzon se  presioni i pushtetit ndaj stafit arsimor vazhdon. Ata i bëjn thirrje Qeverisë që të plotësojë kërkesat e arsimtarëve  që nxënësit të kthehen në shkollë, ndërsa profesorët dhe mësuesit në vendet e tyre të punës. 

Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, thotë se LSDM-ja ka kontribuar vetëm në rritjen enorme të të gjitha shpenzimeve të jetesës, por jo edhe në  kontribuon në rritjen e pagave të stafit arsimor.

“Pushtetit i dështuan shantazhet, presionet dhe kërcënimet që ta ndërpresin grevën e SASHK-ut, kështu që tani përmes sindikalistit të preferuar Darko Dimovski shpiku një dialog social përmes të cilit mundohen të mashtrojnë mësimdhënësit, profesorët dhe edukatorët.Qeveria e Kovaçevskit duhet t'i pranojë kërkesat e SASHK-ut dhe jo të përpiqet të bëjë kuazi-marrëveshje përmes sindikatës së tyre të preferuar” – tha zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

LSDM për SASHK-un: Pranoni ofertën dhe jepni fund grevës

Nga ana tjetër deputetja e LSDM Shkrijel kërkoi që SASHK-u të ndërpres grevën sepse intersi i fëmijëve dhe procesi edukativo-arsimor duhet të jetë në vend të parë për të gjithë.

“Interesi i fëmijëve dhe procesit të tyre edukativo-arsimor duhet të jetë në vend të parë për të gjithë ne. Një humbje e re e mësimit, pasi dy vitet e fundit mësimi u zhvillua në kushte të vështira për shkak të pandemisë është në dëm të fëmijëve. Veçanërisht dëme të mëdha mund t'u shkaktohen mijëra maturantëve, sepse po afrohen afatet e dhënies së maturës dhe provimit përfundimtar” – u shpreh Deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijel.

Social demokratei bëjn thirrje SASHK-ut që t'i kthehet dialogut, jo vetëm për ngritjen e pagave, por edhe për një marrëveshje të re të përgjithshme dhe një metodologji të re për rritjen e përhershme të pagave në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Pagat në arsim do të rriten, do të ketë një metodologji të re për rritje të vazhdueshme të pagave, por mësimdhënia duhet të vazhdojë, thonë nga LSDM. (Sanije Duraku, TVM2)