Zgjedhjet në Slloveni, Jansha humb zgjedhjet, ngadhnjen “Lëvizja për Liri”
Partia “Lëvizja për Liri”, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Slloveni...

Partia “Lëvizja për Liri”, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Slloveni, duke e mposhtur dhe duke e larguar nga qeverisja Janez Janshën dhe partinë SDS.
Jansha pas përfundimt të procesit zgjedhor ia uroi fitoren kunderkandidatit të tij.
“Urojmë kundërkandidatin tonë për fitoren. 10 mijë votat të cilat shkuan në anën tjetër ndryshuan gjithcka. Ndjej keqardhje për partitë e tjera që nuk bënë koalicion. Besoj se atëherë rezultati do të ishte ndryshe. Rezultati është ashtu siç është dhe jep një pasqyrë reale e daljes massive të qytetarëve në zgjedhje .Jemi të gatshëm për të punuar për të mirën e vendit pavarësisht a jemi në pushtet apo në opozitë” – u shpreh Kryeministri në largim i Sllovenisë, Janez Jansha.
“Lëvizja për Liri” ka marrë më shumë vota, 35.8 %, apo 42 vende në parlamentin slloven, për dallim nga Janez Jansha dhe partia e tij SDS me 22.5 % të votave, apo me 26 vende ne parlament.
“Jehonë kaq të madhe të trupit votues nuk është regjistruar 20 vitet e fundit, dhe kjo flet gjithcka. Kjo flet se njerëzit duan ndryshimin. Ata besojnë tek ne sit ë vetmit që mund ti sjellim këto ndryshime. Mos harroni, shpresa mund të lind edhe pritshmëri. Nesër është ditë e re, do të fillojmë të punojmë fuqishëm për ta arsyetuar besimin e dhënë” – deklaroi Robert Golob nga “Lëvizja për Liri”
Sipas rezultateve të para, partia “Sllovenia e Re” ka fituar rreth 7 % të votave, Social demokratët mbi 6%, dhe partia “E Majta” 4%.
Numri i përgjithshëm i votuesve të cilët dolën në zgjedhje ditë më parë arriti mbi 67%. Sipas rezultateve preliminare në parlamentin slloven pritet të hyjnë pesë parti, ndërsa parlamenti ka 90 deputetë. (Rexhep Qamili, TVM2)
