Çelja e negociatave, Maleski: Nuk jam optimist se në qershor Bullgaria heq veton
Tingujt e deklaratave që vijnë lidhur me problemin midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë....

Tingujt e deklaratave që vijnë lidhur me problemin midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk ngjallin shpresë se mund të kemi çelje të negociatave në qershorë të këtij viti vlerson ish-diplomati Denko Malevski.
Ai thotë se është fakt se për antarsim të nevojiten më shumë vite por problemi ynë është se si të fillojmë të ecim përpara në mënyrë që të mos qëndrojmë në vend,ngase edhe rruga më e gjatë fillon me hapin e parë dhe ajo është konferenca ndërqeveritare.
“Nuk jam optimist që politika bullgare ka arritur në atë nivel sa ta heqë veton në qershor, jemi dëshmitarë se janë dy rryma të ashtuquajtura, njëra moderne e drejtuar nga kryeministri që përpiqet të gjejë një rrugë në labirintin e politikës së brendshme e cila megjithatë është e dominuar nga interpretimi nacionalist për historinë dhe këtu ai do të ketë vështirësi serioze për të marrë mbështetje. Ne gjithashtu nuk kemi ndonjë disponim të veçantë. Presidenti ynë Pendarovski bëri një deklaratë se politikanët janë për të zgjidhur problemet bashkëkohore dhe se nëse historia është një temë për anëtarësimin në BE me të cilën nuk do të pajtohemi kurrë. Prandaj kjo është një jehonë nga të dyja palët se nuk mund të gjejmë zgjidhje, megjithatë duhet të gjendet një zgjidhje sepse është jetike për Maqedoninë të ecë përpara drejt integrimeve evropiane” – tha ish diplomati, Denko Maleski.
Sipas Maleskit aleatët perëndimorë kanë ushtruar presionin e tyre në mënyrë që të gjendet zgjidhje por përgjegjësia parsore është ndaj vendeve anëtare.
“Presioni nga aleatët perëndimorë është fakt dhe ata kanë bërë deklarata. Uashingtoni ka bërë deklaratë, Brukseli ka deklaruar vazhdimisht se duan të fillojnë negociatat, por përgjegjësia e tyre parësore është ndaj aleancës së cilës i përkasin, nëse një shtet anëtar i aleancës kundërshton seriozisht atëherë ata mund të bëjnë shumë pak. Vështirë se mund të imponojnë një zgjidhje, siç na ka treguar shembulli me Greqinë prej 25 vitesh, derisa u gjet një zgjidhje” – u shpreh Maleski.
Në përpjekje për të tejkaluar ngërçin midis dy vendeve ministri i jashtëm Bujar Osmani të martën do të qëndrojë në Sofje ku pritet të takojë zyrtarët bullgar. (Naim Ramadani, TVM2)
