Osmani me kërkesë nga Berlini: Të zhbllokohet procesi eurointegrues
Ministri i jashtëm, Bujar Osmani...

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani në tentativë diplomatike për të përshpejtuar eurointegrimin e vendit.
Në takimin e tij me zyrtarët gjerman në Berlin, Osmani ka kërkuar mbështjetje për zhbllokimin urgjent të proceseve eurointegruese në rajon, duke e cilësuar si një investim gjeostrategjik të BE-së për një rajoni të sigurt, stabil dhe prosperues.
Në takim me Këshilltarin për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Jens Pletner, Osmani ka thënë se me hapjen e negociatave për anëtarësim, Bashkimi Evropian do të demonstrojë rolin e saj si një lojtar gjeostrategjik të politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Nga Berlini, ministri Osmani udhëton për në Sofje. Poashtu, në kryeqytetin bullgar me 26 maj qëndron për vizitë edhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji, i cili do të merr pjesë në një konferencë për Ballkanin Perendimor, së bashku me ministrat e jashtëm të rajonit.
Osmani dhe Varheji më pas kthehen në Shkup për të vazhduar axhendën e takimeve.
