Konfederata e Sindikatave të lira të martën marsh protestues për pagën mimiale

25.04.2022 17:28

Edhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira...

Edhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira kanë paralajmëruar mbajtjen e një marshi protestues ditën e nesërme para qeverisë, deri në realizimin e kërkesave të tyre për rritjen e pages minimale.

Ata thonë se ka ende punonjës të sektorit publik që paguhen nën pagën minimale dhe kostoja e jetesës po rritet çdo ditë. Kërkojnë nga shteti  plotësimin e  kërkesave  të  tyre për harmonizimin e pagave me pagën minimale.

Në ndërkohë, Qeveria filloi me përshtatjen e rritjes së pagave në sektorin publik për 2806 denarë, e cila do të realizohej me buxhetin plotësues të këtij viti.

Përveç pagave më të larta, javën e kaluar Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë  dhe Qeveria kanë negociuar për kthimin e K-15 në sektorin publik nga viti i ardhshëm. Sipas autoriteteve, ekonomia mund të përballojë rritje të tilla.

Të dhënat fillestare nga autoritetet treguan se deficiti buxhetor prej 500 milionë eurosh, me buxhetin suplementar do të rritet me 200 milionë euro shtesë.

Huatë prej 600 milionë euro tashmë po kërkohen nga FMN dhe Komisioni Europian. Sipas ministrit të Financave Besimi, paratë do të përdoren për ekonominë dhe qytetarët. Rishikohen edhe parashikimet për rritjen ekonomike - nga 4.2% në 3.2% këtë vit dhe 2.7% vitin e ardhshëm.