Kalaja e Tetovës dita ditës po shkatrohet nga mos përkujdesja e institucioneve
Banorët që takuаm në Kalan e Tetovës....

Kalaja e Tetovës, cdo ditë vizitohet nga shumë banor të Tetovës dhe banorë të pollogut,të cilët vinë për të shikuar hostorikun e saj. Nga ana tjetër sic shihet prapa meje e vetmja gjë që është bërë është ndërtimi i këtij murri, për të ndalur shkatrimin e tërsishëm, kjo nuk është e mjaftueshme,pasi dita ditës kalaja e Tetovës po shkatrohet dhe po humbë historin e saj.
Banorët që takuаm në Kalan e Tetovës thanë për TVM2 se nga vitet e 90 nuk është investuar as një gozhd. Ndërkohë gazetari tetovar Mesut Shabani, tha se shkatrimi i Kalasë së Tetovës bëhët edhe nga vetë dora e njeriut, por sipas tij dëmi më i madhë është që pronsia e Kalas së Tetovës është nën Kishën Ortodokse Maqedonase, që sips tij nuk ka historiat se si Kisha ortodokse Maqedonas e ka fituar këtë të drejt.
“Përveç dhëmbit të kohës që e ka shkatru vërejm edhe dëmtime nga dora e njeriut. Përveç kohës dora e njeriut dhe mos investimi. Është fatkeqësi e madhe që gjith ato ministra nga 1990 e këndej shqiptar as njëri nuk është përkujdesur për këtë vend. Kjo përvec aspektit historik e kulturore mund të ketë edhe lëvërdi,ekonomike. Është një fatkeqësi e madhe edhe e pushtetit lokal që nuk ka ingerenca pasi dëmtim më i madhë që është bërë, kësja kalaje ka fundi i viteve,1980 isha bashkëpuntor i shumë gazetave te Kosovës dhe Komuna e Tetovës ja ka nda fatkeqësisht, Kishës ortodokse Maqedonase, si ja ka nda kamë kërkuar një herë për një hulumtim lidhur me historiatin por nuk kamë gjetur. Riparimi që shihni pas është nga fundi i viteve 90-ta, është riparuar pak jepen projekte të ndryshme nga ministria e kulturës, vetëm për kalanë e Tetovës nuk jepen, dhe a e dini pse, un e them pasi kjo ka të bëjë me trashigimin dhe kulturën shqiptare” – tha Mesut Shabani.
Nga ana tjetër në gjendje të rëndë vazhdon të jetë edhe kompleksi Arabat Baba Teqe në Tetovë. (Visar Sadiki, TVM2)
