Osmani me kërkesë nga Berlini: Të zhbllokohet procesi eurointegrues
Ministri i jashtëm, Bujar Osmani...

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani në tentativë diplomatike për të përshpejtuar eurointegrimin e vendit. Në takimin e tij me zyrtarët gjerman në Berlin, Osmani ka kërkuar mbështjetje për zhbllokimin urgjent të proceseve eurointegruese në rajon, duke e cilësuar si një investim gjeostrategjik të BE-së për një rajon më të sigurt, stabil dhe prosperues.
Gjermania mbetet përkrahës i fuqishëm dhe i zëshëm në rrugën tonë eruo-integruese, ka thënë Osmani pas takimit me kryetarin e komsionit për punë të jashtme në parlamentit gjerman, Mihael Rot.
Nën prizmin e rreziqeve nga gjeopolitikat aktuale, është theksuar nevoja e vendimeve të rëndësishme nga ana e BE-së për eurointegrimin e Ballkanit Perendimor.
“E inforomova qeverinë dhe parlamentin për rrjedhën e bisedimeve me Bullgarinë, duke konstatuar se është koha që Bullgaria të dëshmojë lidership strategjik me qëllim që të ndërpritet ky qark toksik i raporteve, i cili po tërhiqet zvarrë me vite dhe len pasoja afatgjate mes qytetarëve nga të dyja palët e kufijve. Gjithashtu edhe Bashkimi Evropian të ndërmerr udhëheqësi strategjike në rajon, sepse këto momente historike imponojnë pikërisht këtë” – tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Në takim me Këshilltarin për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Jens Pletner, Osmani ka thënë se me hapjen e negociatave për anëtarësim, Bashkimi Evropian do të demonstrojë rolin e saj si një lojtar gjeostrategjik të politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Nga Berlini, ministri Osmani udhëton për në Sofje ku pritet të takohet me zyrtarët bullgar. Poashtu, të martën në kryeqytetin bullgar qëndron për vizitë edhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji, i cili do të merr pjesë në një konferencë për Ballkanin Perendimor, së bashku me ministrat e jashtëm të rajonit.
Osmani dhe Varheji më pas kthehen në Shkup për të vazhduar axhendën e takimeve. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
