Konfederata e Sindikatave të Lira, marsh protestues për pagën mimiale

26.04.2022 11:23

Konfederata e Sindikatave të Lira....

Konfederata e Sindikatave të Lira do të mbajë një  marsh protestues sot para qeverisë, deri në realizimin e kërkesave të tyre për rritjen e pages minimale.

Ata thonë se ka ende punonjës të sektorit publik që paguhen nën pagën minimale në një kohë kur  kostoja e jetesës po rritet çdo ditë.

KSL kërkon nga qeveria harmonizimin e pagave me pagën minimale.

Qeveria ndërkohë ka nisur  me përshtatjen e rritjes së pagave në sektorin publik për 2806 denarë, e cila do të realizohet, siç thonë nga ekzekutivi,  me buxhetin plotësues të këtij viti.

Përveç pagave më të larta, javën e kaluar Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë  dhe Qeveria kanë negociuar për kthimin e K-15 në sektorin publik nga viti i ardhshëm. Sipas autoriteteve, ekonomia mund të përballojë një rritje të tilla.