100 ditë Qeveri, Kovaçevski: Kërkova nga ministrat të jenë të ndershëm dhe të përgjegjshëm
Me përgjegjësi dhe me përkushtim....

Me përgjegjësi dhe me përkushtim dhe vëmendje të plotë u përqendrova në formimin dhe harmonizimin e ekipit të ri për të përgatitur dhe zbatuar përgjigjet më të përshtatshme për sfidat serioze që na presin, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e sotme tematike të qeverisë, ku e vetmja pikë është diskutimi rreth arritjeve të ministrive në 100 ditët e para të funksionimit të qeverisë aktuale.
Kovaçevski theksoi se ekzekutivi që drejton mbetet i përkushtuar të sigurojë vazhdimësi në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë, si dhe një të ardhme europiane dhe të begatë për qytetarët.
“ Kjo kërkon qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme. Këto janë cilësitë që kam kërkuar nga të gjithë ministrat, të cilët kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit, i cili bashkërisht përpiqet t'u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve pa përjashtim”, tha Kovaçevski.
