Zelensky: Fati i Europës dhe i demokracisë, vendoset në Ukrainë
26.04.2022 11:47
Presidenti ukrainasVolodymyr Zelensky....

Presidenti ukrainasVolodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të fundit theksoi se të gjithë në botë, , bien dakord që në Ukrainë vendoset fati i Europës, fati i sigurisë globale, fati i sistemit demokratik.
Ai nënvizoi se Rusia gjithashtu mund të shpenzojë burime të mëdha për të mbështetur luftën dhe mund të kundërshtojë të gjithë botën e lirë.
“Mësimet e historisë janë të njohura. Nëse keni ndërmend të ndërtoni një Reich mijëvjeçar, ju humbni. Nëse keni ndërmend të shkatërroni fqinjët, ju humbni. Nëse doni të rivendosni perandorinë e vjetër, humbni”, theksoi Zelensky.
