SASHK sonte merr vendim përfundimtar për ndërprerjen e grevës
Pas marrëveshjes së arritur mes Qeverisë dhe SAShK-ut....

Pas marrëveshjes së arritur mes Qeverisë dhe SAShK-ut, sot pas konsultimeve që kryesia e SASHK-ut duhet t'i bëjë me anëtarësinë, duhet të merret vendimi përfundimtar për përfundimin e grevës, pas së cilës nxënësit pritet të kthehen në shkollë pas nesër pas një pauze dy javore.
Kryesia e SAShK-ut dhe Qeveria , mbrwmw kanë arritur marrëveshje për rritjen e pagave për 12 % me pagën e korrikut. Mjetet do të sigurohen nga ribalanci i buxhetit. Sipas qeverisë, rritja e pagave me 12 %, nuk do të përbëjë rrezik për inflacion shtesë dhe nuk do të ndikojë në shërbimin normal të detyrimeve buxhetore.
Në takimin ku morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat e Arsimit dhe Shkencës dhe Punës dhe Politikës Sociale, Jeton Shaqiri dhe Jovanka Trençevska, u ra dakord që të krijohet një metodologji e re për rritjen e pagave që do të përfundojë deri në fund të vitit, dhe do të zbatohet nga viti 2023 dhe do të jetë pjesë e kontratës së përgjithshme kolektive. Si lëndë e harmonizimit të kontratës kolektive të degës do të përfshihet pagesa e rregullt e rekursit për pushim vjetor, gjegjësisht K-15, i cili do të fillojë të paguhet nga viti i ardhshëm.
Greva në arsimin fillor dhe të mesëm dhe kopshte filloi më 11 prill. SASHK ka kërkuar rritje të menjëhershme të pagave për 18.4 % dhe harmonizim të pagave tjera me pagën minimale. Qeveria fillimisht propozoi rritje të pagave prej 10 %, por ky propozim nuk u pranua nga SASHK-u.
