Botë

Raketat ruse mbi centralin nuklear të Zaporizhzhias

26.04.2022 14:24

Raketat ruse fluturuan në kuotë të ulët mbi centralin bërthamor të Zaporizhzhias, në Ukrainën jug-lindore...

Raketat ruse fluturuan në kuotë të ulët mbi centralin bërthamor të Zaporizhzhias, në Ukrainën jug-lindore. Operatori bërthamor shtetëror në Ukrainë, i cituar nga mediat vendase, tha se fluturimi në kuotë të ulët në centralin ku gjenden 7 impiante nukleare përbën rrezik të madh.

“Raketat mund të godasin një ose më shumë impiante, çka do të përkthehej në një katastrofë nukleare dhe radioaktive për të gjithë botën”, tha shefi i operatorit bërthamor Energoatom.
 
Forcat ruse sulmuan gjithashtu rajonin verilindor të Sumit, ku në total u raportuan 15 shpërthime. Më herët, në shënjestër u vu qyteti i Ochakiv, në rajonin e Mikolaivit.