Botë

Samiti i Ministrave të Mbrojtjes, Austin: Duhet të bëjmë më shumë

26.04.2022 14:30

Ministrat e Mbrojtjes së 40 vendeve, përfshirë atë ukrainas, janë mbledhur në një samit të jashtëzakonshëm....

Ministrat e Mbrojtjes së 40 vendeve, përfshirë atë ukrainas, janë mbledhur në një samit të jashtëzakonshëm në bazën ajrore amerikane të Ramstein në Gjermani, i drejtuar nga kreu i pentagonit Lloyd Austin. 
 
Në qendër të bisedimeve mes ministrave të NATO-s dhe BE-së do të jetë mbështetja e mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Një burim qeveritar në Berlin, i cituar nga mediat në vend thotë se gjatë takimit, Gjermania do të zotohet për dërgimin e sistemeve antiajrore në Ukrainë, diçka që kishte hezituar të bënte deri më tani.
 
Në fjalën e tij në nisje të bisedimeve, sekretari amerikan i Mbrojtjes Austin, tha se situata në Ukrainë është urgjente, dhe se duhet bërë më shumë. Ai u shpreh i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën.