Botë
Zbulohet një tjetër varrezë masive në Mariupol
26.04.2022 14:39
Një varr i tretë masiv u zbulua pranë Mariupolit, në fshatin e Strayi Krym...

Një varr i tretë masiv u zbulua pranë Mariupolit, në fshatin e Strayi Krym. Sipas këshillit komunal të qytetit port, bëhet fjalë për një zgjatim të varrezave të evidentuara në pamjet satelitore të 24 marsit dhe 7 prillit. Imazhet e fundit tregojnë një gropë të re, gjatësia e të cilës i kalon 200 metrat.
Në përditësimin e informacioneve lidhur me zhvillimet në Ukrainë, Inteligjenca britanike konfirmon se qyteti i Kreminas është në duart e Moskës, ndërsa forcat ruse po përpiqen të avancojnë drejt Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja. Moska pretendon se ka vrarë 500 nacionalistë armiq, siç i quan, në sulme të zhvilluara gjatë natës. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se mes tyre janë edhe 60 militantë të grupit nacionalist të Donbasit.
