Kriza ekonomike, nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

26.04.2022 15:46

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të rritet për 2.5 denarë...

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të rritet për 2.5 denarë, ndërsa çmimi i naftës do të rritet për 1 denarë.

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, gjegjësisht për 1.5 denarë.

Çmime sipas vendimit të fundit të KRRE-së për Benzinë ЕUROSUPER BS – 95  janë 84.00 (denarë/litër), ЕUROSUPER BS – 98 – 86.00 (denarë/litër), Dizeli-  me çmimin me pakicë do të kushtojë 85.05 (denarë/litër), vaji ekstra i lehtë për amvisëritë  – 84.00 (denarë/litër).