Maqedoni

Akademiku, Izet Zeqiri, rektor i ri i UNT-së

26.04.2022 16:01

Akademiku, Izet Zeqiri, prej sot edhe zyrtarisht merr detyrën e rektorit të Universitetit “Nën Tereza”...

Akademiku, Izet Zeqiri, prej sot edhe zyrtarisht merr detyrën e  rektorit të Universitetit “Nën Tereza” në Shkup. Zeqiri u zotua se si rektor do të menaxhojë në mënyrë efikase, këtë tempull të lartë të arsimit në gjuhën shqipe për ta shndërruar atë si një ndër universitetet elitare të vendit. Përveç angazhimit në ngritjen e universitetit dhe programeve studimore, Zeqiri tha se në fokus të angazhimeve të tij do të jetë ndërtimi i objektit të universitetit dhe kushtet e studentëve.

“Si rektor do të menaxhoj në mënyrë efektive dhe efikase që UNT të krijohet si universitet elitar në qendër të Shkupit, do të punoj fuqishëm në përmirësimin e kushteve të studimit, posaçërisht në infrastrukturën ndërtimore, krijimin e kushteve për studentët, në menaxhimin, ngritjen e cilësisë së universitetit, cilësisë së studimit, cilësisë së administratës, cilësisë së shërbimeve, do të punojmë në avancimin, inovimin, ngritjen e programeve studimore ekzistuese, por pse jo edhe akreditimin e programeve të reja sipas nevojave dhe kërkesave të tregut të punës.”,- tha akademiku, Izet Zeqiri.