100 ditë qeveri, Kovaçevski: Menaxhuam krizat me sukses

26.04.2022 16:14

Kryeministri, Dimitar Kovaçeski, raportoi rezultatet për qeverisjen e tij në 100 ditët e para të Qeverisë...

Kryeministri, Dimitar Kovaçeski, raportoi rezultatet për qeverisjen e tij në 100 ditët e para të Qeverisë. E cilësoi si qeverisje sfiduese në kohë të vështira pasi, siç tha, është dashur të përballet me pandeminë, krizën energjetike, krizën ekonomike dhe atë të sigurisë, si pasoje e agresionit rus në Ukrainë.

Rrjedhimisht, prioritet kryesor ka qenë siguria, stabiliteti financiar, mirëqenia e qytetarëve dhe procesi eurointegrues.    

“Ishin 100 ditë sfidash. Ditë të krizë shëndetësore, të krizës energjetike, krizës ekonomike dhe të krizës së luftës dhe qëllimi kryesor ishte që të ruhet standardi i qytetarëve. Siguruam pagesë të papenguar të të gjitha detyrimeve buxhetore. Siguruam të hyra më të larta, përkrahje për investimet, përkrahje për bujqësinë dhe çdo gjë që një qeveri duhet të bëjë për qytetarët e saj në kohë krize pasi shteti duhet të jetë aty për qytetarët kur janë ditë të vështira, dhe ne jetojmë në ditë të vështira.”,- tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Për këto 100 ditë qeverisje, Kovaçevski veçoi masat dhe pakot anti-krizë, rritjen e pagës minimale dhe rritjen e vazhdueshme të pensioneve; uljen e TVSh-së për energjenca dhe ngrirjen e çmimeve dhe marzhave për produktet ushqimore bazë.

Jemi rreshtuar me NATO-n dhe BE-në

Në plan të jashtëm, qeveria e re, në këto 100 ditë, është rreshtuar krah NATO-s dhe BE-së, ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe u është bashkangjitur sanksioneve ndaj Rusisë.      

“Maqedonia, si vend anëtar i NATO-s, plotësisht e harmonizoi politikën e saj të jashtme me BE-në, morëm të gjitha vendimet në harmoni me vendet anëtare të NATO-s dhe të BE-së, pasi konsiderojmë se është me rëndësi të posaçme në kohë të krizës së luftës me përmasa të këtilla të gjitha vendet aleate të veprojnë të unifikuara dhe të japim përkrahje për Ukrainën.”,- theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Duke marrë për shkas Ukrainën, Qeveria ka përforcuar lobimin dhe angazhimin e saj diplomatik për të bindur partnerët evropianë se procesi i zgjerimit duhet përshpejtuar dhe se për Maqedoninë e Veriut është me rëndësi të posaçme fillimi i negociatave qasëse në BE, pa pezullime. (Shpëtim Nuredini, TVM2)