Maqedoni

Këshilli i SAShK-ut shqyrton ofertën e qeverisë, anëtarë të SASHK-ut protestojnë para selisë

26.04.2022 16:33

Këshilli i SASHK-ut në seancë të hapur pritet të vendosë nëse është apo jo e pranueshme oferta e Qeverisë për rritjen e pagave....

Këshilli i SASHK-ut në seancë të hapur pritet të vendosë nëse është apo jo e pranueshme oferta e Qeverisë për rritjen  e pagave. Para zyrave të SASHK-ut një pjesë e arsimtarëve dhe profesorëve protestojnë në shenjë mospajtimi me marrëveshjen e arritur dhe kërkojnë që të mos ndërpritet greva. Arsimtarëve të revoltuar iu drejtua kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, i cili i siguroi se për ofertën e dhënë nga Qeveria për rritjen e pagave për 12 për qind do të votohet dhe rezultatet e votimit do të jenë transparente për opinionin.  
 
“Po i mbledhim të dhënat dhe do të shihet mendimi i anëtarësisë, ashtu siç bëhet në vendet demokratike dhe sindikata jonë me 50 vota plus 1 do të vendos për pranimin apo refuzimin e ofertës së Qeverisë. Për këtë arsye të jeni të sigurt se pa manipulime dhe keqpërdorime rezultatet e vendimit do të jenë transparente dhe publike. Revoltin dhe pakënaqësinë do të jetë mirë ta shprehim të gjithë së bashku sot, të mërkurën dhe të enjten në orën 16 para Kuvendit deri te Qeveria nën organizimin e Konfederatës së  Sindikatave të Lira.”,- tha Jakim Nedellkov nga SAShK.
 
Ministrja për punë dhe politikë sociale Jovanka Trençevska, dhe LSDM shpresojnë se edukatorët dhe mësimdhënësit nesër do të kthehen në vendet e tyre të punës për të vijuar procesi arsimor. 
 
“Shpresoj se të gjithë ata që mbajtën grevën do të kthehen në vendet e tyre të punës. Prej nesër do të fillojnë të funksionojnë çerdhet dh e shkollat, prindërit do të kthehen në vendet e tyre të punës sepse për shkak të grevës ishin të detyruar të marrin pushimet vjetore për tu kujdesur për fëmijët.”,- u shpreh ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska.
 
“Kthimi më i hershëm i fëmijëve në shkollë është të mërkurën që do të thotë 10 ditë të humbura nga viti shkollor të cilat duhet të kompensohen. LSDM vazhdon me rritjen  e pagave të punëtorëve dhe shpresojë se të gjithë së bashku do të punojmë për vijimin  e reformave enë arsimin fillor të mesëm dhe transformimin e fakulteteve pedagogjike.”,- tha Sanella Shkriel nga LSDM.
 
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sindikatave do të dihet se a pranohet oferta për rritjen e pagave për 12 për qind dhe a do të kthehen fëmijët në çerdhe dhe shkolla.
 
FLUTURA LATIFI