Maqedoni

KSL protesta me kërkesë për rritje pagash

26.04.2022 16:51

Konfederata e Sindikatave të Lira sot fillon me protesta para Kuvendit dhe Qeverisë...

Konfederata e Sindikatave të Lira sot fillon me protesta para Kuvendit dhe Qeverisë duke kërkuar harmonizimin e rrogave në sektorin publik me rrogën minimale. Protestat do të mbahen çdo ditë prej orës 16:00 deri në orën 17:00. Sindikata kërkon rritje në 103 denarë të pikës bruto shumë me çka rroga më e ulët në sektorin publik do të ishte rreth 18.200 denarë dhe do të ruhej distanca mes rrogave të tjera. 

“Harmonizimi i pagave në përputhje me rritjen e pagës minimale për shkak së në këto 4 vite paga minimale është rritur për 78%, ndërsa pagat në sektorin publik vetëm për 5%. Është bërë një harmonizim, ndërsa nga njëra anë një pjesë e punëtorëve marrin paga nën atë minimalen, por edhe është presion ndaj pagave tjera të cilat janë më të mëdha. Duhet të rriten pagat me qëllim që të mbahet ajo rritje në mënyrë vertikale në sektorin publik.”,- deklaroi kryetari i Sindikatave të Lira, Bllagoja Ralpovski.
 
Punonjësit e Drejtorisë për Librat Amë prej nesër në grevë për rritje rrogash
 
Edhe të punësuarit në Drejtorinë e udhëheqjes së librave amë, prej nesër në bojkot gjeneral, kërkojnë që të sillet marrëveshje kolektive në nivel të punëdhënësit, rritje linear të rrogave, të avancohen pozicionet punuese, paralajmëruan nga Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së librave amë. Ky vendim vjen pasi janë njoftuar se kërkesat e tyre nuk do të pranohen.
 
“Ne kërkojmë në marrëveshjet kolektive të përfshihet edhe rritja e pagës në mënyrë lineare, ashtu siç është me ligj që duhet të rritet edhe paga minimale, ndërsa në mënyrë lineare paga tjetër. Në mënyrë shtesë kërkojmë rritje prej 30 % të një marrëveshje të posaçme kolektive për rritjen e pagave. Ka hapësirë për bisedime dhe ky është qëndrimi ynë për momentin.”,- tha kryetari i Sindikatës së Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Toni Miloshevski.
 
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave tha se kjo kategori e punëtorëve është lënë anash dhe porositi që të mos ndodh e njëjta me atë që ndodhi me SASHK-un.
 
“Këtë problematikë të cilën e kanë kjo kategori e të punësuarve tashmë një periudhë po stërzgjatet, durimi tek ta është në fund dhe është për të ardhur keq që kjo kategori e punëtorëve të cilët kanë dokumente për veprimtari klasifikuese dhe që janë punë më përgjegjësi. Dhe dikush në mënyrë të qëllimshme këtë kategori e ka lënë si mos të jetë e rëndësishme për shtetin.”,- theksoi kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë, Marjan Ristovski.
 
Nga Sindikata kanë shpresë se së bashku me autoritet përkatëse do të gjejnë një zgjidhje për një kohë shumë të shkurtër.
 
GAZMEND KURTISHI