Maqedoni

Kovaçevski: Dialogu i mundur vetëm me respektim të ndërsjellë

26.04.2022 17:11

Vetëm me respektim të ndërsjellë dhe ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve në të dyja vendet...

Vetëm me respektim të ndërsjellë dhe ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve në të dyja vendet, është i mundur dialogu politik me Bullgarinë. Kështu  ka deklaruar kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i pyetur t’i komentojë deklaratat e fundit të politikanëve bullgarë. 
 
“Nuk mundet lufta politike në një vend fqinjë, vend anëtar i BE-së dhe retorika populiste nacionaliste, të bëhen pengesë për anëtarësimin e një shteti që ka katër raporte të njëpasnjëshme pozitive për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.”,- tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
 
Nikollovski: Petkov po përzihet në punët e brendshme të RMV-së
 
VMRO-DPMNE thekson nevojën për garanci të shkruara për identitetin dhe historinë maqedonase, në të kundërtën interesat nacionale për fajin e Kovaçevskit do të përballen me katastrofë. Kërkesat bullgare janë maksimaliste dhe këtë e di edhe kryeministri bullgar, Petkov, i cili po përzihet në punët e brendshme në Maqedoni, thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
“Pas deklaratës së tij të fundit në të cilën thotë se çfarë qeverie ai do të dëshironte në Maqedoni dhe nëse do të lejonte apo nuk do të lejonte të formohet qeveri në Maqedoni në mënyrë direkte përzihet në punët e brendshme që është e patolerueshme.”,- theksoi Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
 
Politika që e udhëheq Bullgaria është politikë e mohimit, thotë Nikollovski nga VMRO-DPMNE, i cili ka kërkuar që Bullgaria t’i implementojë akt gjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 
 
REXHEP QAMILI