Maqedoni
VMRO-DPMNE dhe ASh, 100 ditët e qeverisë dështim dhe plot skandale
26.04.2022 17:40
Pasi kryeministri Kovaçevski kanë raportuar për 100 ditëshin e Qeverisë...

Pasi kryeministri Kovaçevski kanë raportuar për 100 ditëshin e Qeverisë, VMRO-DPMNE i ka vlerësuar këto 100 ditë plot me skandale, kriminalitet dhe korrupsion. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçevski, nuk bëhet fjalë vetëm për 100 ditë kur qytetarët e vendit po ballafaqohen me një jetë të vështirë dhe me plot pasiguri, por janë plotë pesë vite, derisa LSDM është në Qeveri.
“Bëhet fjalë për një kontinuitet, apo më mirë thënë kontinuitet 5 vjeçar i kësaj Qeverie nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e cila mund të quhet si kontinuitet i njerëzve të paaftë, amaterizëm, kriminal dhe korrupsion. Tash më tre herë i kemi ato 100 ditë të Qeverisë dhe më së miri këtë mund ta shpjegojnë qytetarët se si ato po ndjehen gjatë këtyre pesë viteve, derisa LSDM është në Qeveri, apo më mirë ato e dinë se gjepat e tyre a janë më të mbushura apo më të zbrazëta.”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçevski.
Vazhdim i mashtrimit të qytetarëve dhe sagës së këtij vendi. Kështu e kanë vlerësuar njëqind ditëshin e parë të Qeverisë Aleanca për Shqiptarët. Sipas ASH-së, në 100 ditët e para të qeverisjes së Kovaçevskit, është thelluar varfëria, është rritur papunësia dhe janë rritur çmimet.
“Janë 100 ditë më tepër mashtrim, janë 100 ditë më tepër gënjeshtra, janë 100 ditë më tepër manipulim dhe janë 100 ditë më tepër shpresë e humbur për qytetarët. Janë 100 të thelluara më tepër në korrupsion, janë 100 ditë më tepër në skandale, janë 100 ditë të thelluara më tepër në krim të organizuar. Janë 100 ditë më tepër gjyqësi të thelluar në padrejtësi. Pra, kemi 100 ditë më tepër thellim të varfërisë, rritje të papunësisë, kemi 100 ditë shtrenjtim marramendës të çmimeve dhe kemi 100 ditë, ku çdo ditë Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë përgjigje as për korrupsionin, as për papunësinë, as për çmimet e energjisë, as për modelin për ndihmë të qytetarëve, e kështu me radhë. Pra është edhe një manipulim i radhës që u bëhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe për të cilët po vazhdon saga rrëqethëse e këtij vendi. Këto 100 ditë fatkeqësisht e kanë shtuar edhe më tepër bindjen te qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht te rinia se është vështirë me këtë qeverisje, me këtë mendësi të jetohet në Maqedoninë e Veriut. Andaj edhe përgjigja e qytetarëve, veçanërisht e pjesës më vitale, rinisë, po e shohim çdo ditë, është ikja masive nga ky vend. Pra janë edhe këto 100 ditë që nuk sollën asgjë të re në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. U vërtetuan dilemat e Aleancës për Shqiptarët që e potencuam që në fillim, këto 100 ditë pamë paraburgime të reja di rezultat i krimit dhe korrupsionit në kupolën e Qeverisë. Fatkeqësisht janë shenja që nuk ofrojnë ndonjë shpresë në këtë vend.”,- deklaroi deputeti i ASh-së, Ilmi Aziri.
Sipas Azirit, në këto 100 ditë fatkeqësisht është rritur bindja e qytetarëve, veçanërisht të rinisë, që ta braktisë vendin.
FITIM KRYEZIU
