Freitag befason duke fituar në Insbruk

04.01.2015 18:50

Richard Freitag është fituesi sensacional I etapës së tretë të garës prestigjioze “Katër kërcimoret”, e cila u mbajt sot në Insbruk të Austrisë....

23 vjeçari deri te fitorja befasuese erdhi me dy kërcime të shkëlqyeshme prej 133,5 metra dhe 132 metra dhe me gjithsej 278.5 pikë të tubuara, me ç`rast u bë gjermani I parë që fiton në këtë shteg, që pas Sven Hanavalldit nga vitit 2002.

Pas Freitagut, për të cilin ishte kjo vetëm fitorja e dytë në karierë, në pozitën e dytë u ndal lideri I deritanishëm I edicionit të sivjem, vendasi Stefan Kraft, që kishte ngecje prej pesë pikësh ndaj fituesit, ndërsa në piadestal u ngjitën edhe dy garues tjerë, Simon Amman dhe Noriaki Kasai, të cilët kishin pikë identike, 263.7.

Tani, pas tre garave të deritanishme dhe në vigjile të asaj të fundit finale, që do të mbahet në Bishofshofen të martën, Stefan Kraft vazhdon të prijë, me gjithsej 835.4 pikë të tubuara.

Bashkëatdhetari I tij Hajbek është I dyti, ndërsa në vendin e tretë deri më tani është slloveni Peter Prevc. (Mustafa Ademi, TVM2)