Botë
Moldavi, shpërthime në rajonin e shkëputur Transnistria
26.04.2022 17:55
Tensioni po rritet ndjeshëm në Moldavi, ku mund të hapet një front i ri i luftës së shpallur nga Kremlini....

Disa shpërthime janë dëgjuan gjatë ditës së sotme në rajonin e shkëputur Moldav të Transnistrias, për të cilat presidentja moldave, Maia Sandu, ka fajësuar “fraksionet pro-luftë”. Ajo paralajmëroi se seria e fundit e sulmeve në rajonin e shkëputur të mbështetur nga Rusia, janë një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet. Presidentja moldave Sandu tha se nuk e ka në plan të flas me Kremlinin për incidentet e 24 orëve të fundit, të cilat përfshinin një sulm në ndërtesën e ministrisë së Brendshme të Trans-nis-trias.
Në fillim të këtij muaji, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës njoftoi se trupat ruse po grumbulloheshin në republikën e vetëshpallur të Transnistrias dhe po përgatiteshin të kryenin “provokime” përgjatë kufirit. Por si autoritetet moldave, ashtu edhe ato separatiste të Transnistrias e mohuan këtë pretendim. Ndryshe, Transnistria është një territor i shkëputur nga Moldavia, i cili kufizohet me Ukrainën dhe përfshin 12 për qind të territorit moldav.
