Botë

Kreu i OKB-së Guterres në Moskë, pak pritshmëri nga takimi me Putinin

26.04.2022 18:35

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres...

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres pritet të takohet sot me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.
 
Megjithatë pritshmëritë për rezultat të mundshëm nga takimi janë të ulta, pas dështimit të përpjekjeve të mëparshme diplomatike.
 
Bisedimet mes Putin dhe Guterres thuhet se do të fokusohen tek qyteti i rrethuar i Mariupolit, ku pavarësisht se kanë shpallur fitoren forcat ruse kanë dështuar të marrin kontrollin e uzinës së çelikut, Azovstal.
 
Ukraina I ka kërkuar Guterres të garantojë hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve të strehuar në impiantin metalurgjik. Shefi i OKB pritet të vizitojë edhe Kievin ditën e enjte ku do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky.