Maqedoni

Nedellkov: Vazhdon greva në arsimin fillor dhe të mesëm, çerdhet fillojnë me punë

26.04.2022 19:23

Greva në arsimin fillor dhe të mesëm vazhdon edhe gjatë ditës së nesërme..

Greva në arsimin fillor dhe të mesëm vazhdon edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa çerdhet do të fillojnë me punë. Kështu deklaroi Kreu i Sindikalistëve Jakim Nedellkov I cili shtoi se nga 480 organizata sindikaliste 388 ishin pro vazhdimit të grevës ndërsa 83 kundër. Sipas tij greva në arsimin fillor dhe të mesëm do të vazhdoj deri në plotësimin e kërkesave të sashkut.
 
“Këshilli i SASHK-ut duke marrë parasysh rezultatet e sumuara solli vendim që greva në arsimin fillor dhe të mesëm vijon edhe gjatë ditës së nesërme deri në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme mes sindikatës dhe Qeverisë. Këshilli i SASHK-ut poashtu solli vendim që në çerdhe greva të pezullohet, ajo do të thotë se çerdhet do të fillojnë punën sepsee kishte kërkesë nga çerdhet për shkak të prindërve, fëmijëve dhe ekonomisë, kshtuqë do të fillojnë punën me intenzitet normal.”, tha Jakim Nedellkov nga SASHK.
 
SASHK-u për shkak të pakënaqësisë për rritjen e pagave paralajmëroi edhe protestë masive para Qeverisë  më 4 maj. Këshilli i SASHK-ut edhe një here thekson se ndjen keqardhje për humbjen e mësimit por kërkoi mirkuptim nga prindërit dhe nxënësit sepse me këto paga vështirë mbijetohet. 
 
FLUTURA LATIFI