Parlamenti studentor i USHT-së pro provimit shtetërorë
Parlamenti Studentor i USHT-së është shprehur pro mbajtjes së provimit shtetëror nëse MASH pranon propozimin që studentët e vitit të dytë të cilët nuk e kalojnë provimin shtetëror t’u jepet e drejta që të ndjekin studimet e vitit të tretë dhe njëherit të kenë të drejtë të japin edhe disa provime nga viti i tretë....

“Duke marrë parasysh se pakoja e propozim – ndryshimeve në Ligjin për arsim të lartë në vendin tonë, tashmë është miratuar në Parlament dhe qëndrimin e prerë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përkatësisht të MASH për të mos u tërhequr nga vendimi i saj për mbajtjen e provimit shtetëror në universitete, Parlamenti Studentor i USHT-së përmes kësaj kërkese kërkon nga MASH që studentët e vitit të dytë të cilët nuk e kalojnë provimin shtetëror t’u jepet e drejta që të ndjekin studimet e vitit të tretë dhe njëherit të kenë të drejtë të japin edhe disa provime nga viti i tretë. Miratimi i propozim kërkesës sonë vlerësojmë se do të ndikojë pozitivisht në mbarëvajtjen e procesit mësimor-shkencor, me theks të veçantë në ecurinë dhe kontuinitetin e studimeve në të gjitha programet studimore të USHT-së”, thuhet në kërkesën e Parlamentit Studentorë të USHT-së.
