Pesë vjet nga dhuna në Kuvend, LSDM: 27 prilli fytyra e vërtetë e VMRO-së
Sot mbushen pesë vjet

Sot u mbushën pes vjet nga dhuna e përgjakshme në Kuvendin, pas zgjehdjes së kryeparlamentarit Talat Xhaferi, në mandatin e tij të parë.
Ndryshe kjo njihet si “e enjtja e përgjakshme” për shkak të dhunës ndaj deputetëve, ku më së shumtie pësuan lideri i ASH-së Ziadin Sela, i cili përfundoi me lëndime të rënda, si dhe ish liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
LSDM përmes një komunikate thekson se 27 prilli është data më e errët e historisë së demokracisë në Maqedoninë e Veriut.
“Dhunues të armatosur, të nxitur nga VMRO hynë me dhunë në Kuvend duke tentuar të vrasin deputetë, të sulmojnë gazetarë dhe punonjësit e kuvendit, ta prishin rendin kushtetues në vend dhe shtetin ta zhysin në humnerë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Këto dhunues janë mbështetur me prani para kuvendit nga Mickoski, ndërsa 27 prilli është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së e cila edhe pas 5 viteve nuk ka pësuar asnjë ndryshim, theksojnë nga LSDM.
Ndërkohë Istituti partiak i VMRO-DPMNE-së Goce Dellçev, organizon protestë para burgut në Prilep, siç thuhet kundër të dënuarve padrejtësisht për ngjarjet e 27 prillit.
