Kompania ruse “Gazprom” ndëpret furnizimin për Bullgarinë dhe Poloninë

27.04.2022 09:31

Kompania ruse e energjisë, "Gazprom"...

Kompania ruse e energjisë, "Gazprom", ka njoftuar të mërkurën se ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, për shkak të mungesës së pagesave në rubla.

Gazprom paralajmëroi gjithashtu se tranziti përmes Polonisë dhe Bullgarisë do të pezullohet nëse gazi merret ilegalisht.

“Pagesat për gazin që dërgohet nga nji prilli duhet të bëhen në rubla duke përdorur të dhënat e reja për pagesë, për të cilat palët kontraktuese janë informuar në kohën e duhur”, tha Gazprom.

Ministri i energjisë i Bullgarisë tha se ky shtet ka paguar për gazin në prill dhe se ndërprerja e gazit është shkelje e kontratës.

Edhe kompania shtetërore polake e energjisë PGNiG ka konfirmuar se furnizimi me gaz nga Gazpromi është ndërprerë.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka deklaruar se Bullgaria nuk do të pranojë raketën nga Rusia dhe nuk do të paguajë gazin natyror në rubla. Shteti bullgar është gati për skenarin e ndalimit të gazit rus dhe aktualisht po shqyrton marrëveshjet e tranzitit përmes vendit të tyre për Serbinë dhe Hungarinë.

Petkov premton se dërgesat e gazit natyror për konsumatorët nuk do të reduktohen së shpejti.