Ukrainë, luftime të ashpra në rajonet lindore

27.04.2022 10:50

Ushtria e Ukrainës ka pranuar humbjen e disa qyteteve....

Ushtria e Ukrainës ka pranuar humbjen e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet lindore ndërsa Rusia ka rritur ofensivën e saj tokësore.

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në tre fronte, me forcat ruse që përforcohen dhe furnizohen nga bazat brenda Rusisë, ka thënë një zëdhënësi i ushtrisë ukrainase. Pavarësisht humbjeve, autoritetet ukrainase thanë se nëntë sulme të armikut u zmbrapsën vetëm në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Trupat ukrainase po luftojnë në tre drejtime për të parandaluar forcat ruse të marrin nën kontroll të gjitha rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, gjë që ka qenë qëllimi i deklaruar i Kremlinit. 

Komanda jugore e forcave të armatosura të Ukrainës tha se njësitë ruse po rigrupohen dhe po kryejnë zbulim ajror dhe po përpiqen të shtyjnë në veri drejt qytetit të Kryvyi Rih dhe në rajonin e Zaporizhzhia.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po përpiqet të destabilizojë rajonin përmes aktivitetit ushtarak në rajonin separatist të Moldavisë, Trans-nistria. “Ky është vetëm një nga hapat e Federatës Ruse. Kjo po ndodh për të destabilizuar rajonin dhe për të kërcënuar Moldavinë”, tha Zelensky.