Punëtorët e librave amë prej sot në grevë për rritje pagash

27.04.2022 11:25

Rreth 500 punonjës të Drejtorisë së Librave Amë....

Rreth 500 punonjës të Drejtorisë së Librave Amë me kërkesën për paga më të larta prej sot kanë nisur grevën.

Greva organizohet nga  Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së librave amë.  Sportelet për paraqitjen e kërkesave për lëshimin e certifikatave të lindjes, të martesave dhe certifikatave të vdekjeve nuk do të funksionojnë.

Nga sindikata kanë thënë se greva është pasojë e hasjes për tre vjet në vesh të shurdhër nga autoritetet kompetente për rritjen e pagave të punëtorëve në shërbimet e librave amë, të cilat arrijnë në 14.500 denarë, që është më pak se paga minimale.