Von Der Leyen, Rusia po tenton ta shantazhojë BE-në me gaz

27.04.2022 11:41

Presid..entja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen...d

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar Rusinë se po tenton ta shantazhojë bllokun me gaz, pasi që gjiganti rus Gazprom ka ndaluar furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën.

“Njoftimi i Gazpromit është një tentim tjetër nga Rusia për të na shantazhuar ne me gaz. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar. Evropianët mund të besojnë se ne jemi të bashkuar dhe në solidaritet me shtetet anëtare të prekura”, ka shkruar Von der Leyen në Tëitter.

Ajo ka shtuar se shtetet anëtare të BE-së, kanë vendosur plane emergjente pikërisht për një skenar të tillë dhe autoritetet e BE-së kanë punuar me to në koordinim dhe solidaritet.

“Një takim i grupit të koordinimit të gazit po zhvillohet pikërisht tani. Ne po hartojmë përgjigjen tonë të koordinuar të BE-së. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar flukse alternative. Dhe unë do të vazhdoj të punoj me liderët evropianë dhe botërorë për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji në Evropë”, ka thënë von der Leyen.

Ajo ka shtuar se evropianët mund të besojnë se “ne qëndrojmë të bashkuar dhe në solidaritet të plotë me Shtetet Anëtare të prekura përballë kësaj sfide të re” dhe se evropianët mund të llogarisin “në mbështetjen tonë të plotë”.