Osmani, pajisja me pasaportë bullgare për arsye sociale

27.04.2022 12:07

Numri i madh i shtetasve të Maqedonisë së Veriut....

Numri i madh i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë pasaportë bullgare vjen për shkak të arsyeve sociale.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për televizionin bullgar BTV, ministri i Jashtëm Bujar Osmani I cili njëherit ka komentuar ankesat e palës bullgare në lidhje me rezultatin e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në Maqedoninë e Veriut. “Sigurisht që pasaporta bullgare ka shumë më tepër përparësi se ajo maqedonase, sepse është pasaportë evropiane. Ndërsa njerëzit detyrohen të marrin pasaportë bullgare për arsye sociale. Pra, nuk mund të barazojnë shtetësinë dhe përkatësinë etnike. Por, pyetjet për regjistrimin e popullsisë, pyetjet për lirinë e qytetarëve të definohen lirisht – mendoj se janë absolutisht thelbësore – Republika e Maqedonisë së Veriut i garanton dhe natyrisht do t’i forcojë gjithnjë e më shumë”, deklaroi Osmani.