Ndërprerja e furnizimit me gaz rus në Bullgari, KRRE: Gazsjellësi atje, linjë tranzit për RMV-në

27.04.2022 13:30

Pas njoftimeve të Rusisë për ndërprerjen e furnizimit....

Pas njoftimeve të Rusisë për ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror në Bullgari, shtrohet pyetja e si një vendim i tillë do të  reflektohet në furnizimin e konsumatorëve në vendin tonë. 

Nga Komisionit Rregullativ për Energjetikë thonë se gazsjellësi që kalon përmes Bullgarisë mund të shërbejë si linjë transiti për Maqedoninë e Veriut, pra ka mundësi teknike për rrjedhje të pandërprerë të gazit natyror në vendin tonë.

KRRE thekson megjithatë se situata është komplekse dhe gjithçka  varet nga vendimet që do të marrë Rusia.

“Sipas informacioneve që disponojmë, "Makpetrol", i ka shlyer detyrimet ndaj "Gazprom" në kohë, që nënkupton furnizim stabil të gazit natyror. Megjithatë, situata është komplekse dhe varet nga vendimet që do të marrë Rusia – nëse do të zgjerojë listën e vendeve të cilave do t’ua ndalojë apo kufizojë furnizimin me gaz natyror, thonë nga KRRE.

Nga atje thonë se po e monitorojnë në vazhdimësi situatën në tregun e energjisë dhe i referohen legjislacionit tonë i cili sipas nenit 13, paragrafi 7 i Rregullativës për furnizim me gaz natyror, shpjegon qartë se “konsumatorit duhet t’i sigurohen  kushte për përdorimin e energjisë alternative në rast se nuk ka gaz natyror”, që do të thotë se kushdo që përdor gaz natyror është i detyruar të ketë lëndë djegëse alternative si mazut, LPG, gaz natyror të kompresuar apo lëndë djegëse ekstra të lehtë, thonë nga KRRE.