Maqedoni

Rasti "TNT", Rrustemi kërkoi dënim efektiv për të akuzuarit

27.04.2022 15:05

Në fjalët përfundimtare për rastin "TNT", për rrëzimin e objektit "Kosmos" të Fijat Canovskit...

Në fjalët përfundimtare për rastin "TNT", për rrëzimin e objektit "Kosmos" të Fijat Canovskit, prokurori Burim Rrustemi kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në bazë të ligjit. Por, teksa thotë se i akuzuar, Nikolla Gruevski, ka keqpërdorur pozitën  dhe ndikimin si kryeministër dhe ka realizuar dëshirën e tij për ta rrënuar kompleksin e kundërshtarit të tij politik, Fijat Canovski, Rrustemi ka hequr një qëndrim nga aktakuza për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” ndaj të akuzuarit, Mile Janakievski.
 
“Padyshim se u dëshmua pushteti politik dhe real i të akuzuarit Nikolla Gruevski në atë periudhë dhe faktit se ai e ka sjellë vendimin për rrëzimin e objektit “Kosmos” edhe pse nuk ka pasur asnjë kompetencë në këtë drejtim, por ka qenë i sigurt se nëse ai ka vendosur ashtu ajo do të realizohet pasi e ka ditur se i ka nën kontroll të akuzuarit Mile, Toni dhe Elizabeta. Nuk rezultoi se i akuzuari, Mile Janakievski, ka kryer veprën penale "keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, në këtë pjesë e heq akuzën kundër tij.”,- deklaroi prokurori publik, Burim Rrustemi.
 
Avokati mbrojtës, sipas detyrës zyrtare, tha se Gruevski nuk ka nënshkruar, e as që ka mundur të nënshkruajë ndonjë vendim në Komunën e Gazi Babës, e ka kontestuar vërtetësinë e audio-bisedave të regjistruara që janë paraqitur në këtë rast. Për këtë vepër penale janë të akuzuar më shumë persona, në mesin e të cilëve edhe ish kryetari i Komunës së Gazi Banës, Toni Trajkovski, një inspektor i ndërtimit dhe tre të punësuar në Komunën e Gazi Babës.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI