Maqedoni
Konvikti i studentëve në Shkup: Riciklim i plastikës, më shumë para për studentët
27.04.2022 16:57
Në konviktin shtetëror të studentëve në Shkup, nisi projekti për riciklimin e ambalazheve plastike....

Në konviktin shtetëror të studentëve në Shkup, nisi projekti për riciklimin e ambalazheve plastike. Qëllimi i këtij projekti është që të kthehen pjesë e mjeteve që vijnë nga ambalazhet e ricikluara gjegjësisht studentët të kenë të ardhura shtesë nga mbetjet e ricikluara dhe me këtë të ruhet edhe ambienti jetësor.
“Makina fillon të punojë me kartelën studentore që do ta posedojë çdo student dhe çdo i punësuar në konviktin shtetëror të studentëve në Shkup. Projekti është investim i plotë i konviktit shtetëror studentor. Janë paraparë mjete në planin financiar për këtë vit, në bazë të një analize e cila tregon se ky projekt do të paguhet pas 3 vite e gjysmë, me këtë do të mund në të ardhmen ky konvikt të fitojë mjete shtesë dhe të mund të hyjë në sistemin e vetëfinancimit. Këtu janë paraparë 6 makina ku në të gjitha objektet tona të ketë nga një.”,- u tha nga Konvikti Shtetëror i Studentëve në Shkup.
Nga ky konvikt shpresojnë që në të ardhmen kartelën e prezantuar ta bëjnë kartelë pagesore për çdo student që do të mund ta shfrytëzojë gjithkund.
VLORA LATIFI TOPOJANI
