Maqedoni
Eurokomisari Varheji në Shkup: Përpiqemi t’i filloni bisedimet verës
27.04.2022 17:42
Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, nga Sofja arriti në Shkup për tu takuar me zyrtarët dhe politikanët shtetëror...

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, nga Sofja arriti në Shkup për tu takuar me zyrtarët dhe politikanët shtetëror, por nuk pati diskonim të japë një qëndrim për gazetarët mbi situatën aktuale të procesit eurointgrues të vendit.
Varheji ka shfrytëzuar Twitter-in si dritare për të shpërndarë opinionin e tij për takimin me delegacionin qeveritar. Shkruan se vazhdojnë përpjekjet e Brukselit që të fillojnë bisedimet deri në fund të qershorit.
“Jemi të angazhuar në përpjekjet tona për fillimin e bisedimeve para se të mbarojë presidenca franceze me BE-në, në këtë kohë të rëndësishme. RMV është pjesë e Evropës. Nuk ka kohë për të humbur në përshpejtimin e procedurave.”,- tha Varheji.
Kovaçevski për eurointegrimet: Duhet zhbllokuar tani, pa u ngrirë problemet
Nëse procesi eurointegrues i vendit nuk zhbllokohet tani, gjasat për t’u zvarritur çështjet e hapura me Bullgarinë për periudhë të gjatë janë të mëdha, dhe kjo nuk favorizon asnjërën palë, as rajonin dhe as Bashkimin Evropian thonë nga Qeveria.
“Shteti ynë i ka përmbushur obligimet dhe vazhdon të veprojë në tërësi në bazë të politikave evropiane, ku edhe njëherë po dëshmojmë se jemi partner dinjitoz ndaj vendeve evropiane dhe ky shtet meriton përfundimisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.”, – thuhet në komunikatën e qeverisë.
Një ditë më parë në konferencën për Ballkanin Perëndimor në Sofje, eurokomisari Varheji propozoi që të hapen bisedimet me Shkupin dhe Tiranën dhe në ndërkohë të zgjidhen çështjet e hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
