Maqedoni

Prerja e drunjve në “Strasho Pinxhur”, Durmishi: Të tejkalohet problemi, të nisim punën

27.04.2022 17:51

Rruga “Strasho Pinxhur” në Tetovë mollë sherri mesë këshilltarëve të nismës “Më mirë për Tetovën” dhe komunës

Rruga “Strasho Pinxhur” në Tetovë mollë sherri mesë këshilltarëve të nismës “Më mirë për Tetovën” dhe komunës. Këshilltarët  e kësaj nisme  nuk votuan rendin e ditës , si pasoj edhe seanca e këshillit u anulua. 
 
“Kërkesa e tyre ishte se si pikë për informim të qytetarëve të vendoset në rendin e parë, por ne vlerësuam që të jetë si pikë e tetë në rendin e ditës. Do të duhet të ulemi të diskutojmë pasi ka edhe probleme tjera jashtë “Strasho Pinxhurit”. Nëse nuk ka shumicë, do të shohim nëpërmjet sektorit juridik se çfarë zgjedhje mund të bëhet të kalojmë këtë problem dhe të vazhdojmë me punë.”,- tha kryetari i këshillit komunal në Tetovë, Besar Durmishi.
 
“Më mirë për Tetovën”: Po u prenë drunjtë, përfundoni në prokurori!
 
Këshilltarët i listës Më mirë për Tetovën thonë se nëse kryetari vazhdon me prerjen e drunjve do të përfundoj në prokurori.
 
“Pa tjetër se duhet të ja paralajmërojmë kryetarit të komunës për gabimet qe i ka bërë për procedurën rreth prerjes së drunjve, pasi nuk ka një program të kaluar në këshillin komunal. Ka procedura ligjore, është ligji për gjelbërim urban. Në lidhje telefonike me kryetarin, ishin edhe afaristët këtu i thash dhe i them-prej drunjtë dhe përfundon në prokurori. Drunjtë mund të priten kurrë të respekton gjitha dispozitat ligjore në këshill.”,- theksoi Hamdi Sulejmani nga “Më mirë për Tetovën”.
 
Nga BDI thonë se këshilli vazhdon të shkelë rregullat dhe procedurat. Kjo është hera е parë në historinë e këshillit të Komunës së Tetovës, që këshilltarët nuk votuan për verifikimin e mandatit të një këshilltari. Femi Ismaili do të duhet të presë të tejkalohen mosmarrëveshjet në këshill për të nisur punën. 
 
VISAR SADIKI